Auto&Tech
Bitcoin arrin vlerën rekord
Demokracia
09:56 | 09 Nëntor 2021

Share:

Tregu i kriptomonedhave është në nivele rekord, pasi Bitcoin kapërceu të gjitha pikat e mëparshme, duke arritur në 68,000 dollarë mëngjesin e sotëm.

Çmimi i Bitcoin arriti mbi 68,000 dollarë në një kohë kur tregjet kanë qenë në rritje që nga fillimi i tetorit.

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pasi tavani i përgjithshëm i tregut të kriptomonedhave tejkaloi 3 trilion dollarë për herë të parë, me Bitcoin që përbën 43.6% të totalit.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe e bazuar në kapitalizimin e tregut, po thyen gjithashtu nivele të reja.

Sipas CoinGecko, aktualisht tregton për më shumë se 4,800 dollarë për ETH, që përbën më shumë se gjysmën e kapitalizimit total të Bitcoin.

BNB ka një nga performancat më të forta që nga fillimi i javës, me fitime 7-ditore prej 20% dhe një çmim mbi 640 dollarë.

Cardano u rrit me 3%, Ripple 8%, Dogecoin 9% dhe Chainlink me 4.5%.

Të ngjashme