Lajme
Bislimit s’i duket gjatë – i pengon fakti që moskonstituimi i Kuvendit po bëhet temë: Një armatë opinionistësh po përhapin frikë e panik
Demokracia
09:43 | 29 Maj 2025

Share:

Për Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin në detyrë, ngërçi me moskonstituimin e Kuvendit vetëm po përceptohet se po zgjatë shumë. Kështu, ai tha se se po e bën të duket mbledhja e deputetëve çdo 48 orë.

Atij po i pengon fakti që “temë politike në Kosovë” çdo 48 orë është “a do të konstituohet Kuvendi, kush po bllokon, pse po bllokon”. Bislimi përmendi edhe “një armatë opinionistësh” që tha se po përhapin frikë dhe panik.

“Duhet me kuptu që përcepcioni që kjo po zgjatë shumë ka lindë edhe për shkak të obligimit që deputetët duhet të mblidhen çdo 48 orë dhe çdo 48 orë temë publike në Kosovë është a do të konstituohet Kuvendi, kush po bllokon, pse po bllokon. Pastaj kemi deklarata të njëpasnjëshme pas seancës konstituive dhe kemi një armatë opinionistësh që vërshojnë televizionet me kritika, me përhapje të frikës dhe panikës, por në fakt, ne jemi ende as deri te gjysma e vonesave që i kemi pasë në vitin 2014, por atëherë nuk ka pasur kurrfarë panike në qytete”, tha Bislimi në një intervistë për Deutsche Welle.

Ai shtoi se kjo “nuk do të thotë” që ne nuk janë “të interesuar” për ta përfunduar këtë proces “sa më parë”.

“Ne na duhet një Kuvend fuqiplotë që do të votonte apo ratifikonte jo vetëm Planin e Rritjes që e kemi dakorduar me Bashkimin Evropian, por edhe ato iniciativa ligjore që janë obligim që derivojnë nga vetë zbatimi i Planit të Rritjes dhe na duhet një qeveri fuqiplote e cila do të kishte me i shty iniciativat e reja të obligimeve që i kemi nxjerrë nga raportet që kemi ndërtuar me Bashkimin Evropian”, tha Bislimi.

 

Të ngjashme