Lajme
Bislimi: Takimi i kryenegociatorëve më 16 nëntor në Bruksel, ky është dakordimi i vetëm me Lajçak
Demokracia
18:21 | 08 Nëntor 2023

Share:

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një konferencë për media bashkë me shefin e zyrës së BE’së në Kosovë Tomas Sunyoung ku i është dorëzuar raporti i BE’së për Kosovën ka thënë se me emisarin e BE’së Miroslav Lajcak ka rënë  dakord që të shkojë në Bruksel për vazhdimin e dialogut me 16 nëntor.

“Takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel dhe ky është dakordimi i vetëm që kemi arritur, ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar. D.m.th takimi i radhës në Bruksel më 16 nëntor” ka thënë Bislimi.

Pas një takimi që ka pasur me Bislimin në Prishtinë Lajcak ka thënë se është dakorduar për hapat e ardhshëm pa shpjeguar më shumë.

Të ngjashme