Lajme
Bislimi: S’ka marrëveshje për targat
Demokracia
11:59 | 16 Nëntor 2022

Share:

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për targat dje në takimin që pati me emisarin Miroslav Lajçak.

“Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të BE-së”, iu tha ai sot gazetarëve.

Bislimi tha se kanë diskutuar mbi elemente për dalje nga kriza, por nuk ka dakordim.

“Takimi ka qenë vetëm bilateral pra vetëm unë dhe zoti Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel ka dezinformu sepse unë nuk jam dëgjuar me asnjë prej gazetarëve. Asgjë që është thënë në media nuk përkon, është produkt i imagjinatës. Petkoviqi nuk ka qenë fare në Bruksel as nuk ka qenë e paraparë që të udhëtoj”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se pozicioni i palës kosovare ka qenë se në katër muajt e fundit kanë ndodhur katër gjëra të rëndësishme që lidhen me dialogun.

“Në takimin e 18 gushtit në Bruksel për herë të parë është hapë tema e elementeve të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me dakordimin që kjo temë të mos mbyllet asnjëherë por të jetë tema e parë në secilin takim të rregullt me baza mujore mes liderëve të shtetit. E dyta, ka ndodh procesi i Berlinit ku janë nënshkruar tri dokumente të rëndësishme dhe Kosova është trajtuar njëjësoj si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor”, tha Bislimi. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme