Lajme
Bislimi shuan shpresat e partisë Guxo për të marrë Ministrinë e Shëndetësisë
Demokracia
23:06 | 13 Tetor 2022

Share:

Pas dorëheqjes së Rifat LAtifi si ministër i Shëndetësisë nuk kanë qenë të rralla deklaratat nga Partia Guxo, partner i koalicionit, që ky dikaster t’i takojë asaj. Madje, ishte lakuar emri i deputetit Haxhi Avdyli si një kandidat i duhur për këtë pozitë.

Megjithatë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shuar shpresat kësaj partie për të marrë një tjetër ministri pasi ka thënë se dikasteret ndahen sipas formulës për të cilën janë dakorduar në fillim.

“Arben Vitia përmes formulës e ka marrë këtë pozitë. E njëjta formulë vlen prapë. Formula bëhet për një mandat qeverisës, jo për një vit”, tha ai në emisionin “Context” në ATV.

Megjithatë, u shpreh se emri i ministrit të ri të Shëndetësisë nuk është vendosur ende dhe nuk e mohoi që ministri mund të mos jetë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk e kemi vendosur, kur të vendosim do t’ju themi. A do të jetë nga brenda LVV? Nuk e di. Rifat Latifi nuk ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Javë më parë Rifat Altifi u dorëhoq nga pozicioni i ministrit të Shëndetësisë, ndërsa ushtrues detyre u zgjodh Dafina Gexha Bunjaku.

Të ngjashme