Lajme
Bislimi: Opozita i ka instrumentet të bëjë komision hetimor, por që duan ta qesin keq pozitën
Demokracia
12:27 | 01 Prill 2022

Share:

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane, ai ka thënë se opozita i ka mekanizmat për krijimin e një komisioni hetimor mbi energjinë, por vetë iniciuesi i kërkesës e kishte lëshuar sallën e Kuvendit.

“Unë nuk kisha dashtë me hy në një segment që nuk më takon mua, debatit politik psh. opozitë-pozitë brenda kuvendit, e se sa po mbështetet  inciativa e opozitës. Mendoj se kjo ka ndodhur gjithmonë”, ka thënë Bislimin.

Ai ka thënë se kjo është detyrë e opozitës të krijohet një komision hetimor e që duan ta qesin poshtë pozitën.

“Është detyrë e opozitës me krijuar komision hetimore të cilat ndoshta duan me e qitë pozitën keq, por pozita i ka obligimet e veta. Komisioni hetimor që është kërku për çështjen e energjisë, premisë e ka pasë që ‘qeveria ka bo dallavere’”.

Bislimi, i cili po raportonte në komision nuk preferoi të fliste për ndonjë temë tjetër përpos planit për integrim evropian, por megjithatë vendosi ta adresojë kalimthi këtë çështje pasi u pyet.

“Por tash, është problem me i thanë opozitës: që është kërku për çështjen e energjisë premisë e ka pas që ‘qeveria ka bo dallavere. Ju i keni të gjitha instrumentet që jua mundësojnë krijimin e komisionit hetimor, pa mbështetjen e pozitës”.

“Nuk e ka lëshu pozita sallën, sallën e ka lëshu kërkuesi, inciuesi i kërkesës, por e ka mekanizmin për me vazhdu tutje edhe me siguru, por po them, unë kisha dashtë që raportin tim me komisionin me e mbajtë vetëm brenda kornizave të integrimeve evropiane, për arsye se kjo është shtylla të cilën unë e shty përpara edhe unë nuk kisha pasë qef me hy në kotnradikta me asnjërin prej jush se të gjithëve ju shoh partnerë që i ndihmojmë njëri-tjetrit në implementimin e kësaj agjende”, ka shtuar tutje ai.

Të ngjashme