Lajme
“Bislimi ik prej Asociacionit si dreqi nga kryqi”| Petkoviq shpërthen ndaj homologut të tij
Demokracia
14:05 | 09 Shtator 2023

Share:

Homologu i kryenegociatorit Besnik Bislimi, Petar Petkoviq, i ka reaguar atij të parit pas intervistën dhënë për të përditshmen serbe opozitare “Danas” ku foli rreth çështjeve të dialogut dhe normalizimit të marrëdhëmieve, si dhe pjesën e moszbatimit të Marrëveshjes së Ohrit nga pala serbe.

Petkoviq u shpreh për Bislimin se “një seri të pavërtetash të shpifura” dhe se shmangi “obligimin më të madh në dialog…Asociacion in e Komunave (të banuara me shumicë) serbe”.

“Thelbi i dialogut është themelimi i Asociacionit të Komunave (të banuara me shumicë) Serbe, që Prishtina po e refuzon që më shumë se 10 vite, edhe pse është obligimi më i madh i Kurtit dhe Bislimit në dialog. Prandaj Bisalimi ia mbath nga Asociacioni si dreqi prej kryqit, duke pretenduar se ky obligim nuk ekziston për ta”, ka shkruar Petar Petkoviq në një komunikatë të lëshuar për media.

Petkoviq shprehet “se e vërteta është krejt e kundërta nga ç’thotë Bislimi”, ku ky i fundit numëroi një seri marrëveshjes së Beogradi nuk i ka zbatuar prej Marrëveshjes së Brukselit e së këndejmi.

Të ngjashme