Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dakordim për propozimin e Bashkimit Evropian.
“Nuk ka asnjë marrëveshje”, ka thënë ai.
I pyetur nga gazetarët për propozimin e Bashkimit Evropian për marrëveshjen, Bislimi ka thënë se nuk ekziston një propozim i tillë.
“Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Nuk është opsion diskutimi i opsioneve që i kemi diskutuar atje. S’do të kishte qenë opsion duhet pas me shtu seriozitetin”, ka thënë ai.
“Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim”, ka shtuar Bislimi.
Bislimi ka gjetur kohë edhe të bëjë shaka me gazetarët. Në pyetjen se çka do të ndodhë pas të hënës, Bislimi i është përgjigjur me ironi gazetarit.
“Vjen e marta pastaj. A e di ti çka ka me ndodhur. Nuk jam Nostradamus, jam zëvendëskryeministër. Nuk e di çka do të ndodhë të hënën se ne jemi në bisedime”, tha Bislimi.