Lajme
Bislimi: Duhet të vazhdojnë bisedimet intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve
Demokracia
23:13 | 23 Nëntor 2022

Share:

Pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat në Bruksel, ka folur zëvendëskryeminsitri, Besnik Bislimi.

Në një shkrim në Twitter, Bislimi ka thënë se pas dakordësimit, duhet të vazhdojnë bisedimet intensive të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.

“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka thënë Bislimi.

Të ngjashme