Lajme
Bisedimet për paqe, Zelensky i jep shpresë Ukrainës se Rusia po ndryshon në negociata
Demokracia
08:42 | 16 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në bisedimet e paqes duken më realiste, por nevojitet më shumë kohë, shkruan BBC

“Takimet vazhdojnë dhe siç jam informuar, pozicionet gjatë negociatave tashmë duken më realiste. Por duhet ende kohë për vendime në interes të Ukrainës”, theksoi presidenti.

Bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas do të vazhdojnë përsëri.

Presidenti Zelensky do t’i drejtohet gjithashtu Kongresit Amerikan gjatë ditës së sotme.

Të ngjashme