Lajme
Bisedimet për paqe, Ukraina i përgjigjet Rusisë: Dorëzoni memorandumin
Demokracia
23:16 | 28 Maj 2025

Share:

Pas ofertës së Rusisë për një raund të dytë bisedimesh të drejtpërdrejta me Ukrainën në Stamboll më 2 qershor, Kievi ka thënë se “nuk është kundër” takimeve.

Por ministri i mbrojtjes i vendit i ka bërë thirrje Moskës që t’ia dorëzojë më parë memorandumin Ukrainës – dokumentin që përshkruan kushtet e tyre për një armëpushim.

Rustem Umerov tha se Ukraina ua dha rusëve të vetën, ndërsa Moska vazhdon të “vonojë”, shkruan Sky News.

“Ne riafirmojmë gatishmërinë e Ukrainës për një armëpushim të plotë dhe pa kushte dhe për vazhdimin e angazhimit diplomatik”, tha ai.

“Ne nuk jemi kundër takimeve të mëtejshme me rusët dhe po presim ‘memorandumin’ e tyre, në mënyrë që takimi të mos jetë bosh dhe të na afrojë vërtet me përfundimin e luftës. Pala ruse ka të paktën katër ditë të tjera para nisjes për të na paraqitur dokumentin e saj për shqyrtim.”, shtoi Umerov.

Të ngjashme