Lajme
“Bisedë mes kolegëve”: Thaçi tenton të relativizojë akuzën ndaj Luigj Imerit për “burgosjen” e Nagip Krasniqit
Demokracia
21:34 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Ditë më parë, gazeta Nacionale publikoi disa fotografi të mesazheve të Halil Thaçit, deputet i VV-së, ku shihej një bisedë e tij me një qytetar për një konkurs në KEK.

Madje, në ato mesazhe shihej edhe ankesa që Thaçi i kishte bërë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Krejt këto biseda, ai i ka quajtur si “biseda mes kolegësh”.

I pyetur në RTK për akuzat ndaj Luigj Imerit, ish-kryeshef i KEK-ut. Aty, Thaçi i akuzon Luigj Imerin, që është i afërt me VV-në, dhe Skënder Bucollin, se janë të përfshirë në arrestimin e Nagip Krasniqit.

“Po, po, mesazh i imi ka qenë dhe jo vetëm ato, por them edhe shumë gjëra të tjera. Unë kam thënë edhe në Kuvend që Nagipi është arrestuar pa ndonjë dëshmi dhe që po del e vërtetë” – deklaroi ai.

“Ajo është konsultim dhe është ide e imja që unë e kam dhënë dhe nuk e kam publikuar, nuk është publikun ajo gjë, ajo është bisedë mes kolegëve” – tha Thaçi.

Deputeti i VV-së u shpreh i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Kosovës.

“Jo, nuk jam ftuar nga Prokuroria. Unë mendoj që nuk ka qenë publikim i imi. Kjo është bisedë mes kolegëve, mes miqve nuk ka qenë publikim i imi. Nuk mendoj që më takon të flas për një gjë të tillë. Mendimet e mia i jap edhe në grupin parlamentar, i jap edhe në LVV, që jam kryetar i LVV-së për komunën e Obiliqit” – deklaroi ai.

“Po natyrisht që unë jam i gatshëm të flas për shumë gjëra për KEK-un. Përsëri po kthehem te mesazhet, ka qenë bisedë mes kolegëve, konsultim mes kolegëve, jo vetëm me ministren” – shtoi ai.

Të ngjashme