Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Ai ka thënë se me ambasadorin Westerlund kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon.
“Sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin Suedez, Jonas Westerlund! Bashkë diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon. Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin dhe avansimin e Kosovës.”
Sot Albulena Haxhiu tha se Nismën e shohin si partnere dhe se diskutimet po vazhdojnë.
“Ne kemi theksuar që i shohim si partnerë tanë. Për këtë ka pasur disa takime. Diskutimet vazhdojnë për këtë qëllim dhe urojmë të përmbyllen sa më parë. Para Qeverisë është Kuvendi. Kemi shumë punë për të bërë, kemi shumë plane në Qeverinë Kurti 3, prandaj është shumë e rëndësishme të konstituohet Kuvendi. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me partitë politike për konsituimin e Kuvendit, por asnjëherë nuk do t’i pranojmë kërkesat e tyre që janë të paarsyeshme”, tha Haxhiu.