Lajme
Birraria daneze, Carlsberg largohet nga Rusia, rreth 8400 persona mbesin pa punë
Demokracia
20:18 | 28 Mars 2022

Share:

Birraria e Danimarkës Carlsberg nuk do të operojë më në Rusi, ku aktualisht gjeneron rreth dhjetë për qind të shitjeve të saj, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.

Kreu i Cees’ t, Hart thotë se ai nuk do të jetë më i pranishëm në tregun rus dhe do të shesë biznesin e tij në atë vend. Rreth 8400 punonjës do të pushohen nga puna. Në Rusi, Carlsberg gjeneroi 959 milionë dollarë të ardhura vitin e kaluar.

Më herët, fabrika holandeze e birrës Heineken njoftoi se po largohej nga Rusia sepse biznesi i saj atje nuk ishte më i qëndrueshëm.

Heineken do të vazhdojë të paguajë 1800 punonjësit e saj në Rusi deri në fund të vitit. /Demokracia.com/

Të ngjashme