Kuriozitete
Biologu kosovar emëron insektin e zbuluar pas pandemisë Covid
Demokracia
16:39 | 21 Prill 2021

Share:

Biologu kosovar Halil Ibrahimi beson se mbyllja për shkak të pandemisë nuk ka qenë edhe aq e keqe.

Si rezultat i kësaj, ai ka arritur të përfundojë hulumtimin e tij, të ngrit vetëdijen lidhur me ndotjen e lumenjëve dhe të emërojë një insekt të pazbuluar më parë, transmeton Demokracia.com

Ibrahimi ka kaluar vite duke punuar në një hulumtim për specie të gjetura në Bjeshkët e Nemuna.

Kjo specie e cila u zbulua në kohë e pandemisë quhet  Potamophylax coronavirus.

Halili është profesor në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Fakultetin e Prishtinës, ku edhe mblodhi specie të ndryshme të cilat ai zbuloi të ishin shumë ndryshe nga specie e tjera në Ballkan.

Kjo specie është më e vogël dhe jeton në një mjedis më të hapur dhe më të lartë, në një zonë  mbi 2000 metra mbi nivelin e detit.

Gjatë hulumtimit të tij, Ibrahimi gjithashtu vuri re se lumi Lumbardhi i Deçanit, ku u gjet specia e re, është përkeqësuar rëndë gjatë viteve të fundit për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali.

Kosova dhe vendet e Ballkanit kanë një histori të gjatë të ndotjes së mjedisit të të gjitha llojeve, nga uji i ujërave të zeza që derdhen drejtpërdrejt në lumenj deri në shpyllëzimet dhe keqmenaxhimin e hidrocentraleve.

“Ai ka të njëjtin efekt mbi speciet që jetojnë në lumenj pasi koronavirusi po shkakton njerëzimin këto ditë,” tha Ibrahimi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 10 Maj 2025