Legjenda e Boksit apo siç njihej ndryshe “Grushti i hekurt”, Xhevdet Peci ka ndërruar jetë dje në moshën 67-vjeçare në SHBA, transmeton Demokracia.com.
Peci që njihet si legjendë e boksit shqiptar kishte një karrierë të jashtëzakonshme, duke fituar shumë tituj.
Peci kishte lindur me 17 prill 1955 ndërsa me boks filloi të merret nga mosha 16 vjeçare. Në vitin 1973 Peci së bashku me trajnerin e tij Lah Nimani bëhen pjesë e Klubit të Boksit “Prishtina”, klub me të cilin ai korri suksese të mëdha dhe fitoi shumë trofe.
Xhevdet Peci fitoi këta tituj në karrierën e tij:
Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
Dy herë Kampion Ballkanik
Nga vitit 1999 ai ishte kryetar e këshillit profesional së Federatës Boksit të Kosovës
Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjedh atë si sportistin e shekullit. /Demokracia.com