ShowBiz
Billie Eilish po sjell albumin e saj të dytë
Demokracia
16:20 | 28 Prill 2021

Share:

Albumi “Happier Than Ever” i këngëtares Billie Eilish do të publikohet më 30 korrik, ndërsa kënga një këngë e këtij albumi do të publikohet të enjten.

Këngëtarja amerikan Billie Eilish është duke punuar në albumin e saj të dytë.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram ku përveç albumit ajo tregoi se po sjell edhe një këngë të re.

Albumi titullohet “Happier Than Ever” dhe përmban 16 këngë, shkruan Demokracia.com.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo tregoi se ky album ishte një ndër gjërat e preferuara për të cilat ajo kishte punuar.

Këngëtarja Eilish ka fituar shumë çmime përfshirë shtatë Grammy, dy AMA dhe një Brit Award. /Demokracia.com/

Të ngjashme