ShowBiz
Billie Eilish dhe Rosalia paralajmërojnë këngën e tyre të re “Lo Vas A Olvidar”
Demokracia
09:11 | 20 Janar 2021

Share:

Billie Eilish dhe Rosalía kanë lajmëruar se bashkëpunimi i tyre i shumë pritur do të arrijë këtë javë.

Njoftimi vjen me një video promovuese shumë të shkurtër me titull “Lo Vas A Olvidar”, postuar nga dyshja në mediat sociale.

Bashkëpunimi është paralajmëruar që nga marsi i vitit 2019, kur Rosalía ndau një foto nga studioja, duke shkruar “mezi pres të mbarojmë këngën tonë”. Që atëherë, këngëtarja ka folur nëpër intervista lidhur me punën në distancë me Eilish gjatë bllokimit.

“Lo Vas A Olvidar” do të dalë të enjten, me 21 Janar. Kënga është pjesë e episodit të dytë special të serialit Euphoria.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LA ROSALÍA (@rosalia.vt)

 

 

Të ngjashme