Lajme
Bill Gates vaksinohet kundër koronavirusit, kjo është deklarata e tij pasi mori vaksinën
Demokracia
13:12 | 23 Janar 2021

Share:

Një prej personave më të pasur në botë dhe filantropi i njohur, Bill Gates ka konfirmuar se është vaksinuar kundër koronavirusit.

Gates përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se ka marrë dozën e parë të vaksinës gjatë kësaj jave dhe se ndihet shumë mirë, përcjell Demokracia.com

“Një prej dobive i të qenurit 65 vjeçar është se kam përparësi për të marrë vaksinën e koronavirusit. Gjatë kësaj jave mora dozën e parë dhe ndihem shkëlqyeshëm. Faleminderit shumë të gjithë shkenctarëve, pjesëmarrësit në gjykim, rregullatorët, dhe punonjësit shëndetësorë në vijën e parë të frontit, që na dërguan deri në këtë pikë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Gates kishte paralajmëruar vite më parë se një pandemi e mundshme mund ta godas botën.

Ai gjatë gjithë vitit 2020 ka shpërndarë vetdijësim tek qytetarët lidhur me këtë çështje./Demokracia.com

 

Të ngjashme