Auto&Tech
Bill Gates pasi parashikoi pandeminë, paralajmëron botën për dy probleme tjera të mëdha
Demokracia
10:18 | 08 Shkurt 2021

Share:

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates i cili kishte parashikuar pandeminë në vitin 2015, tani thotë se ndryshimi klimatik do të sjellë më shumë vdekje sesa Covid-19 solli në 2020.

Ishte bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe jo astrologu i shekullit të 16-të Nostradamus, i cili parashikoi me saktësi pandeminë e vitit 2020 Covid-19. Miliarderi i cili është një nga filantropët më të shquar në planet, në fjalimin Ted me titull ‘Shpërthimi tjetër’ i dhënë në 2015, kishte paralajmëruar se një mikrob dhe jo luftë ka shumë gjasë të vrasë miliona njerëz në të gjithë planetin në 10 vitet e ardhshme.

Videoja e bisedës Ted u bë virale në vitin 2020 pas goditjes së pandemisë, por Gates tha se nuk ndihej mirë që parashikimi i tij u bë i vërtetë.

Gates, një nga njerëzit më të pasur në botë, gjithashtu beson se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të ndalojnë pandeminë tjetër. “Ndryshimi klimatik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen” tha ai.

E njëjta gjë i paralajmërohet botës nga ndryshimet klimatike, që në 2060, mund të ketë numër më të madh të vdekjeve sesa kemi pasur gjatë pandemive.

Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”. /Demokracia.com

 

Të ngjashme