Sport
Biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku dalin në shitje të dielën, këto janë çmimet
Demokracia
18:47 | 08 Korrik 2022

Share:

Drita ka njoftuar se të dielën do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit kundër Inter Turkut në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Çmimet e biletave për ndeshjen që luhet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nisin nga tri euro deri te më e shtrenjta 20 euro, shkruan Demokracia.com.

Klubi gjilanas ka njoftuar se biletat dalin në shitje para Teatrit të Qytetit në Gjilan dhe në stadiumin e qytetit duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 20:00.

Drita pësoi në sfidën e parë 1:0 nga finlandezët në udhëtim, ndërsa synojnë përmbysjen në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

FC DRITA ju njofton se biletat për ndeshjen e kthimit, FC DRITA – FC Inter Turku do të dalin në shitje të dielën në formë fizike në dy pika të shitjes:

  • Para teatrit të qytetit
  • Te stadioni i qytetit

Shitja fillon të dielën në ora 12:00 deri në ora 20:00.

Tribinat në Veri dhe Jug janë të mbyllura për tifozë, ndërsa çmimi për biletat që do të jenë në dispozicion janë:

  • Lindje 3 euro
  • Perëndim 7 euro
  • VIP 20 euro

Për informata të tjera do të njoftoheni me kohë.

FC DRITA./Demokracia.com/

Të ngjashme