Sport
Biletat për ndeshjen Ballkani – La Fioritas dalin në shitje edhe në Prishtinë
Demokracia
15:29 | 26 Korrik 2022

Share:

Ballkani ka njoftuar se biletat për ndeshjen e kthimit kundër La Fioritas kanë dalur në shitje edhe në Prishtinë.

Kampionët e Kosovës sonte e luajnë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës nga San Marino në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Biletat për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” mund t’i gjeni në afërsi të NeëBornit.

“Ka filluar shitja e biletave për ndeshjen BALLKANI-LA FIORITA edhe në Prishtinë tek Neë Born. Ndërsa në Suharekë biletat do të jen në shitje deri në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e klubit./Demokracia.com/

Të ngjashme