Sport
Biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë dalin në shitje më 1 mars, zbulohet çmimi i tyre
Demokracia
12:39 | 19 Shkurt 2022

Share:

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të premten se biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë dalin në shitje më 1 mars prej orës 14:00.

Miqësorja mes Zvicrës e Kosovës luhet më 29 mars nga ora 18:00.

Është miqësorja e parë mes dy përfaqësueseve.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Letzigrund në Zuerich.

Sipas njoftimit, biletat kushtojnë prej 15 deri në 80 franga zvicerane.

Biletat do të shiten nëpërmjet sajtit “tickermaster.ch”./Demokracia.com/

Të ngjashme