Sport
“Bileta 70 euro?!”: Tifozët e Bayern Munich e ofendojnë klubin austriak me një mesazh të shfaqur në stadium
Demokracia
14:20 | 13 Tetor 2022

Share:

Lojtarët e Bayernit mposhtën 2:4 Viktoria Plzenin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Republikën Çeke. Ishte një tjetër demonstrim i fuqisë së bavarezëve, siç e dëshmon edhe fakti se në minutën e 35-të ata kishin tashmë 0:4 në llogarinë e tyre.

Ajo që, përveç dominimit të skuadrës së Nagelsmannit, ra në sy gjatë lojës, ishte tribuna e tifozëve mysafirë, e cila numëronte disa qindra, pra më pak se zakonisht për ndeshjet e nivelit elitar.

Arsyeja është – bojkoti, njoftojnë mediat gjermane, transmeton Demokracia.com.


Ata që mbërritën në stadium evidentuan qartë qëndrimin e të gjithë tribunës në rrethojën e sektorit të tyre duke shkruar shifrën e çmimit të biletës “70 euro” dhe duke sharë organizatorët./Demokracia.com/

Të ngjashme