Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka reaguar pas situatës së fundit në veri të Republikës së Kosovës, ku serbët lokalë kanë provuar të kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj në objektet e Komunave.
Bildt ka thënë se është Aleksander Vuçiq atij të cilit i konvenon të provokojë tensione, për të hequr vëmendjen nga zhvillimet e brendshme në Serbi, megjithatë shton se pavarësisht prapavijës, sitauta mes Kosovës dhe Serbisë po përkeqësohet përsëri.
“Eshte Aleksander Vuçiq ai i cili ka interes të provokojë tension për të larguar vëmendjen nga shumë çështje të brendshme në Serbi. Sido që të jetë sfondi, situata Serbi-Kosovë po përkeqësohet qartë – përsëri!”, ka shkruar Bildt.
Is it @avucic who has an interest in provoking tension in order to divert attention from more domestic issues in 🇷🇸. Whatever the background the situation 🇷🇸 🇽🇰 is clearly deteriorating – again! https://t.co/YqtMLGYm6L
— Carl Bildt (@carlbildt) May 26, 2023