Sport
“Bild” zbulon detajet financiare që kanë bindur Mbappen të qëndrojë te PSG
Demokracia
13:05 | 06 Korrik 2022

Share:

PSG arriti që të bind Kylian Mbappe që të qëndrojë te klubi parisien edhe për disa sezone.

Megjithatë, për të realizuar dëshirën e tij, PSG duhej të pranonte kushte astronomike financiare. Sipas shkrimeve të të përditshmes gjermane “Bild”, të ardhurat javore të sulmuesit kapin shifrën marramendëse prej 1.6 milionë euro!

Paga vjetore e francezit është edhe më e pabesueshme. Për çdo sezon, ai do të jetë më i pasur për 86 milionë euro.

I dyti në listën e yjeve më të paguar te klubi francez është Lionel Messi, i cili arkëton 1.1 milionë euro në javë. Më pas është Neymari, i cili merr pak më shumë se 700 mijë euro në javë. /Demokracia.com

Të ngjashme