Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e presidentit rus, Vladimir Putin për të siguruar hapësirën sovjetike.
Në Kazakistan kanë vërshuar protestat si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve në vend.
Protestuesit antiqeveritar në qytetin kryesor, Almaty, kanë vërshuar të mërkurën te zyra e kryetarit të bashkisë, derisa një pjesë e ndërtesës duket se ishte në flakë.
“Trazirat në Kazakistan ka gjasa të forcojnë më tej vendosmërinë e Putinit për të siguruar hapësirën post-sovjetike. Në fund të fundit ai ndoshta mendon se kjo mund të kërcënojë stabilitetin e regjimit edhe në Rusi”, ka shkruar Bildt në llogarinë e tij në Twitter.