Lajme
BILD: Ministria gjermane e Mbrojtjes planifikon të japë dorëheqje, kokëdhimbje për Scholzin
Demokracia
22:47 | 13 Janar 2023

Share:

Christine Lambrecht thuhet se do të japë dorëheqje prej postit të ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kjo do të thotë më shumë probleme për kancelarin, Olaf Scholz, i cili po planifikonte të rriste mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton skynews.

Ministria e Mbrojtjes do të largohet për të lejuar dikë tjetër të bëjë një fillim të ri në ministri, raportoi gazeta gjermane Bild.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes e përshkroi raportin si “thashetheme që ne nuk i komentojmë”.

Scholz është aktualisht nën presion për të rritur mbështetjen ushtarake ndërkombëtare për Ukrainën.

Ndryshe, Lambrecht është avokate dhe anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD) gjersa u bë ministre në dhjetorit të vitit 2021.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024