Lajme
Bilanci tragjik i luftës në Gaza, rreth 30 mijë të vdekur dhe mbi 70 mijë të plagosur
Demokracia
21:00 | 26 Shkurt 2024

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga militantët e Hamasit ka deklaruar se 29,782 palestinezë janë vrarë në Gaza, që nga fillimi i konfliktit më Izraelin më 7 tetor të vitit 2023.

Ministria palestineze po ashtu ka njoftuar se dhe 70,043 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftimeve të ashpra.

Sakaq, palët nuk duket se janë pranë gjetjes së një akordi për vendosjen e një armëpushimi pavarësisht thirrjeve edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të rajonit.

Të ngjashme