Lajme
Bilanci i luftës, OKB: Mbi 1 mijë civilë ukrainas të vrarë, mes tyre 52 fëmijë
Demokracia
17:12 | 27 Mars 2022

Share:

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë ukrainas janë vrarë dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë.

Në mesin e viktimave janë edhe 52 fëmijë, 15 vajza dhe 32 djem, raporton OKB, sipas një deklarate që mbulonte periudhën midis fillimit të luftës më 24 shkurt dhe mesnatës së 26 marsit.

Megjithatë shifrat reale të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, sesa shifrat e konfirmuara.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024