ShowBiz
Big Mama publikon fotografitë nga festa e beqarisë
Demokracia
12:27 | 04 Qershor 2021

Share:

Këngëtarja e njohur Big Mama, ka habitur të gjithë me fotografinë e fundit ku la të kuptohet se po festonte natën e fundit të beqarisë.

E veshur me një fustan të bardhë dhe me një kurorë në kokë, e rrethuar nga vajza të cilat mbajnë një shirit ku shkruan “Bride to be”, dhe me mbishkrimin “nata e fundit e beqarisë”, kjo fotografi ka marrë shumë komente.

Disa e uruan, e të tjerë aluduan se fotografia është vetëm një skenë nga projekti i saj i ri.

Big Mama nuk ka sqaruar ende asgjë, dhe na mbetet të presim për të kuptuar se çfarë fshihet pas këtyre imazheve. /Demokracia.com/

https://www.instagram.com/p/CPq_yZbHZo-/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme