ShowBiz
Big Mama pozon me bikini nga pushimet në Dubai
Demokracia
16:20 | 21 Gusht 2023

Share:

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Big Mama, së fundmi është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Dhe si destinacion ajo ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht Dubain.

Këngëtarja e hitit “Zbritje Sezonale” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga pushimet.

Foto: Big Mama/Instagram

Ajo pozoi e veshur me një palë bikini të zeza njëpjesëshe shoqëruar me një shall shumëngjyrësh, teksa kishte ndërtesat e Dubait në prapavijë.

“Përshëndetje”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive, teksa pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk munguan.

Foto: Big Mama/Instagram

Big Mama përndryshe është shumë e suksesshme në muzikë dhe televizion, dhe shquhet si ndër shqiptaret më të njohura nga Maqedonia e Veriut. /Telegrafi/

Të ngjashme