Qielli i rajonit të Detit të Zi është një ndër më të monitoruarit aktualisht në botë për shkak të luftës në Ukrainës dhe prezencës së shtuar të ushtrisë ruse në zonë. NATO monitoron 24 orë çdo lëvizje në këtë rajon duke dërguar atje avionë dhe dronë të teknologjisë së avancuar, të cilët mbajnë nën kontroll situatën mbi luftën në Ukrainë.
Mësohet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit mbi këtë zonë kanë fluturuar tre avionë vëzhgues dhe një dron i SHBA-ve, raporton abcnews.al.
Bëhet fjalë për dronët e famshëm RQ-4 Global Hawk, të cilët kanë përmasa gjigante dhe mund të qëndrojnë për orë të tëra në fluturim duke bërë foto; monitoruar trafikun ajror si edhe të gjitha lëvizjet në tokë me një precision të lartë. SHBA-të kanë në përdorim më shumë se 40 dronë të tillë, të cilët mund të qëndrojnë në ajër në mënyrë të pavarur për 30 orë.
Krahas tij, në qiejtë e rajonit të Detit të Zi fluturuan gjatë 24 orëve të fundit edhe dy avionë vëzhgimi “Boeing” dhe një tjetër prodhim i “Lockheed Martin”.