Lajme
Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
Demokracia
08:21 | 13 Mars 2021

Share:

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Ndonëse parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta.

Sipas IHK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten relativisht të mira.

Të ngjashme