Lajme
Bien nga lartësia, humbin jetën dy persona në Tiranë
Demokracia
15:29 | 19 Shtator 2021

Share:

Dy persona kanë rënë nga lartësia dhe për pasojë kanë humbur jetën në Tiranë. Bëhet e ditur se rreth orës 14:00 ka rënë nga lartësia e banesës së tij në rrugën “Mustafa Maçi” një 65-vjeçar.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se 65-vjeçari kurohej nga depresioni, shkruan abcnews.al. Po ashtu, rreth orës 14:10, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 77-vjeçar.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Të ngjashme