Lajme
Bieber: Propozimi franko-gjerman synon të reduktojë ndikimin rus në Ballkan
Demokracia
09:31 | 27 Shkurt 2023

Share:

Drejtori i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Bieber, beson se ulja e ndikimit të Rusisë në Ballkan është bërë një sfidë e madhe.

Bieber, në një deklaratë për të përditshmen vjeneze “Standard”, tha se “gatishmëria e Rusisë për dhunë dhe antagonizëm ndaj Perëndimit tregon një kërcënim të qartë”.

“Bëhet fjalë për faktin se Rusia nuk mund të futet në një situatë që të hapë një front dytësor në Ballkan ndaj luftës në Ukrainë”, theksoi ai, përcjell Kosovo Online.

Sipas tij, nisma perëndimore për Kosovën dhe Serbinë bazohet edhe në “faktin se ndikimi rus në Serbi është pjesërisht i lidhur me mbështetjen e Rusisë për Serbinë për çështjen e Kosovës.

Ai tha se ka shpresë se Serbia mund të distancohet nga Rusia.

“Kjo do të reduktonte në mënyrë dramatike shanset e Rusisë për të ushtruar ndikim në Ballkan,” shtoi Bieber.

Megjithatë, kjo qasje, paralajmëron ai, mbart rreziqe, transmeton KK.

“Gatishmëria për t’iu përgjigjur kërkesave të Serbisë dhe jo të Kosovës është më e madhe. Kjo rrit rrezikun e një marrëveshjeje të pabalancuar” , shtoi ai.

Në fund, shton ai, problemi më i madh i politikës së sigurisë në rajon nuk është Rusia, por “Serbia gjithnjë e më autoritare, nacionaliste dhe revizioniste”.

Të ngjashme