Lajme
Bieber për mos-heqjen e vizave: Kështu s’i tregohet Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane
Demokracia
11:29 | 24 Qershor 2022

Share:

Eksperti i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber është shprehur shumë i zhgënjyer me Samitin e djeshëm të BE-së ku edhe më tej nuk pati diçka konkrete për heqjen e vizave për Kosovën.

Ai ka përmendur edhe mos-përparimet tjera dhe injorimin që BE po bën karshi hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, statusin e kandidatit për Bosnjën e demokracinë në Serbi.

Sipas Bieber, kjo nuk është forma e duhur që t’i bëhet e ditur Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane.

“Jo hapje negociatash me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Jo liberalizim vizash për Kosovën. Jo status kandidati për Bosnjën. Jo demokraci për Serbinë. Jo progres me Malin e Zi. Kjo nuk është mënyra që t’i tregohet Ukrainës e Moldavisë se kanë të ardhme evropiane”, ka shkruar Bieber.

Të ngjashme