Auto&Tech
“Bie” Yahoo Mail, miliona përdorues nga e mbarë bota nuk po mund të qasen në aplikacion
Demokracia
15:21 | 28 Shkurt 2024

Share:

Është një prej e-mailëve më të përdorur në botë, për të cilin përdoruesit në mbarë botën po ankohen se nuk po mund të qasen.

Bëhet fjalë për Yahoo Mail i cili me gjasë “ka rënë”.

Miliona njerëz në mbarë botën thonë se nuk po mund të qasen në të përmes aplikacioni Yahoo Mail.

Nga Yahoo kanë bërë të ditur në X se disa përdorues mund të kenë probleme me aplikacionin e Yahoo Mail.

“Jemi duke hetuar dhe do t’ju mbajmë të informuar”, duke mos dhënë informacione shtesë se për çfarë problemi bëhet fjalë.

Të ngjashme