Rezoluta në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” është rrëzuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute. Pas votimit, Berisha mori fjalën në Kuvend dhe i kritikoi deputetët e mazhorancës se ‘votuan sipas urdhrit të Aleksandër Vuçiq.
“Shqipëria anti shqiptar të tillë si Edi Ramën nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiq? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos që penalizonte Kosovën”, ka thënë Berisha.