Lajme
Bie poshtë pista kryesore e hetimit, vrasja e Ismet Çekorjes nuk ka lidhje me atentatin ndaj Bruçit
Demokracia
11:44 | 04 Shtator 2022

Share:

Dy ditë më parë, u qëllua për vdekje Ismet Çekorja në Shkodër.

Lidhur me vrasjen policia ka bërë shoqërimin e 15 personave në komisariat për tu marr në pyetje rreth ngjarjes.

Një ndër të shoqëruarit ishte dhe shtetasi Alban Bruçi, ndaj të cilit u bë një atentat ditën e 25 gushtit. Djali i viktimës Bajram Çekorja u shpall në kërkim si autor i dyshuar i këtij atentati.

Por dyshimet se ky atentat mund të ketë lidhje me vrasjen e Ismet Çekores kanë rënë poshtë pasi pak ditë para se të ndodhte vrasja, Ismet Çekorja është takuar me babanë e Alban Bruçit pasi kishin lidhje shoqërore të hershme dhe familjet janë sqaruar me njëra-tjetrën se Bajram Çekorja, djali i viktimës nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit.

Pra efektivët e kanë përjashtuar këtë pistë hetimi pasi ashtu si vetë dy familjet e kanë të qartë tashmë se ngjarja ndaj Alban Bruçit nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Ismet Çekorjes.

Burimet pranë grupit hetimore bëjnë me dije se po punohet në hetimet për ngjarje të para disa viteve me të cilat mendohet se ka qenë i përfshirë i biri i viktimës dhe vetë ai. Dali i viktimës, Bajram Çekorja është një emër i njohur për policinë ku është ndaluar dy herë nga blutë e Shkodrës në vitin 2016 dhe 2019. /Gazeta Express

Të ngjashme