Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se 5 pacientë me COVID-19 dhe 6 të negativizuar post- COVID janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19
5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 6 të negativizuar post- Covid, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 1 pacient/Demokracia.com/