Një person është rrëzuar nga skelet deri sa po punonte dhe ka lënduar të dy këmbët.
Në raportin e policisë thuhet se nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët, ndërsa rasti ka ndodhur në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
“Rr. Lec Gradica, Prishtinë 28.08.2021-13:00. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë viktima ende gjendet në tretman mjekësor./Demokracia.com/