Gjatë ditës së djeshme një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në Viti.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të njoftimit 24-orësh.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në një shtëpi në ndërtim e sipër, aksidentalisht ka rënë nga skelet nga një lartësi prej 3-4 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/