Një person është rrëzuar nga një lartësi prej 2 metrave dhe ka pësuar lëndime trupore, derisa ishte duke punuar në një ndertës në Gjakovë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim, përcjell Demokracia.com.
“Gjakovë 12.07.2021 – 14:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë, është rrezuar nga një lartësi prej 2 m dhe ka pësuar lëndime trupor. I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës”, thuhet në raportin e PK-së.
Më tej sipas policisë pas pranimit të tretmanit mjekësor, i lënduari është liruar./Demokracia.com/