Sport
Bie nga lartësia, humbet jetën tragjikisht sportisti 32-vjeçar
Demokracia
10:38 | 22 Dhjetor 2021

Share:

Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike lojtari i Regbisë së Spanjës, 32-vjeçari, Kaua Loama.

Ai ishte në Amsterdam për ndeshjen e gjashtë të grupit B me Spanjën kundër Holandës, ku thuhet se kishte pësuar dëmtime të shumta në kokë nga një lartësi e një ndërtese dhe kishte shkuar në spital në një gjendje kritike, trasmeton Demokracia.com.

Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, por ndërroi jetë në spital. Loama kishte luajtur për U-20 të Samoas në Regbi dhe një numër klubesh nga Oklandi ku është dhe vendlindja e tij përpara se të kalonte në Spanjë duke marrë pasaportën e kësaj të fundit, ku iu bashkua klubit të divizionit të parë Ordizia. /Demokracia.com

Të ngjashme