Lajme
LAJMI I FUNDIT| Bie nga lartësia e një objekti, vdes një person në Prishtinë
Demokracia
13:51 | 04 Prill 2022

Share:

Një person ka vdekur pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga  lartësia e një objekti.  Viktima mashkull, nuk ka arritur të përballojë plagët  dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Borovci.

Ai tha më tej se aktualisht ka nisur një hetim i rrethanave të  ngjarjes  nga njësitet kompetente policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe mekanizmat e tjerë relevant./Demokracia.com/

Të ngjashme