Lajme
Bie në “rrjetë” edhe zëvendësi i Gjicit, publikohet video e nënkryetarit të bashkisë
Demokracia
21:52 | 19 Qershor 2023

Share:

Në emisionin Now në Euronews Albania u publikua videoja e plotë e skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Videoja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha tregon gruan e videoskandalit të ish-kryebashkikut të Kukësit, e cila disa minuta pas momenteve intime, bisedon me këtë të fundit për një tender lidhur me sterilizimin e qenve të rrugës.

Pasi shtetasja Alma K. i prezanton projektin, për të cilin kërkon fondet e bashkisë, Safet Gjici ia delegon kompetencat e bisedës me vajzën zëvendësit të tij Granit Gjana të cilin e thërret në zyrë.

Alma K: Lidhim një kontratë me bashkinë dhe bëjmë një preventivin, sa qen për 6 muaj ose 1 vit, kostoja për 1 qen në muaj shkon në 60 mijë lekët të vjetra.

Granit Gjana: Sa është kostoja se duhet ta kalojmë në këshill? Më jep një numër dhe një draft marrëveshje.

Alma K: (Prezantohet si Alma Tafa) Ky është projekti jonë. Para dy vjetësh bëmë një projekt me bashkinë e Librazhdit, shkoi mirë. Tani se di sa do e keni të mundur ju.

Granit Gjana: Do shikojmë sa janë edhe mundësitë financiare.

Të ngjashme