Kuriozitete
Bie miti që “Rrufeja nuk bie në tualet”, çfarë ndodhi në SHBA
Demokracia
23:23 | 05 Maj 2022

Share:

Sistemet e stuhive të dhunshme dhe madje një seri tornadosh goditën Oklahomën në SHBA dje në mbrëmje, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Impresionuese ajo që ndodhi në qytetin Okmulgee (në jug të Tulsa), ku gjatë një stuhie të dhunshme një rrufe depërtoi brenda një ndërtese dhe udhëtoi nëpër banjë, duke shkatërruar totalisht bidenë.

Një tornado e madhe goditi qytetin Seminole, rreth 50 milje në juglindje të Oklahoma City ku u raportua se ndërtesa të tëra u rrëzuan dhe rrugë të mbuluara me rrënoja.

Një tjetër tornado goditi qytetin Lockett të Teksasit, pranë kufirit me Oklahoma.

 

Të ngjashme