Lajme
Bie mbi 5 për qind çmimi i naftës në bursë
Demokracia
14:18 | 22 Qershor 2022

Share:

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë mbi 5 për qind.

Kjo ka ndodhur pasi që presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi që të ulë kostot e karburantit në këtë shtet, raporton Guardian.

Kjo lëvizje po shihet se do t’i përkeqësojë marrëdhëniet mes kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe industrisë së naftës.

Ai pritet që të bëjë thirrje për një pezullim të përkohshëm të taksës federale prej 18.4 për qind për gallon për benzinën, transmeton KlanKosova.tv.

Nafta e papërpunuar Brent është duke u tregtuar sot me 109.72 dollarë për fuçi.

Të ngjashme