Lajme
Bie dukshëm niveli i disa liqeneve në Kosovë: A do të kemi telashe me ujin e pijshëm?
Demokracia
15:51 | 21 Korrik 2022

Share:

Burim kryesor i ujit të pijes në Kosovë janë të reshurat atmosferike. Ato po pakësohen nga viti në vit dhe kështu po pakësohen edhe rezervat e furnizimit më ujë. 

Të dhënat publike tregojnë se rreth 85 për qind e popullsisë së Kosovës furnizohet më ujë të pijes nëpërmjet sistemeve publike, të menaxhuara nga Kompanitë Rajonale. Ndërsa, 15 për qind e popullsisë nuk ka pasur qasje fare në shërbime të ujësjellësit publik, por burime të furnizimit i kanë puset dhe krojet.

Disa prej kompanive Rajonale janë në një gjendje gatishmërie për të ngre alarmin, nëse nuk do të ketë reshje të shiut këtyre ditëve.

Bile Gjilani në ditët ne vijim pritët të shpallur gjendje Emergjente.

Liqenet  rajonit të Prishtinës në rënjë të madhe

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është kompania më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës.

Ndërmarrja ka të organizuar ofrimin e shërbimeve të ujit të pijes dhe barjen-largimin e ujërave të zeza në komunat; Prishtinë,  Fushë Kosovë, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë , Gllogoc dhe Graçanicë (pjesërisht edhe në komunën e Vushtrrisë).

Me liqenin e Batllavës dhe atë të Badovcit menaxhon KUR “Prishtina”. Të dy këto liqene që varën nga të reshurat janë në kuotën minus të kapërderdhjes.

Zëdhënësja e kompanisë, Arjeta Mjeku -Azizi, tha për Periskopin se nivelin e ujit ne liqenin e Batllavës është – 1.89 m nën nivelin maksimal te kapërderdhës derisa në pozite më të keqe e është liqenin e Badocit, – 8.25 m metra nën nivelin maksimal te kapërderdhës.

“Kyçjet ilegale janë faktori kyç i rrezikimit te furnizimit me ujë të pijshëm. Nëse uji keqpërdoret në këtë periudhe me temperature të larta, atëherë patjetër që mungesën e ujit do e ndjejnë pikat e larta furnizuese.

Janë disa pika të larta në kryeqytet( një pjesë e Matit dhe një pjese e Bregut te Diellit), sidomos zonat qe furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit dhe që janë të varur nga rezervuarët, për shkak te rënies se nivelit të ujit ne liqenin e Badocit dhe rritjes enorme të kërkesave për ujë, po jemi të detyruar që gjatë natës te akumulojmë rezervuarët ne mënyrë që gjate ditës te kenë furnizim te rregullt me ujë. Tash për tash, jemi duke punuar me kapacitete maksimale ne te tirja Impiantet e Trajtimit te ujit, Albanik, Shkabaj dhe Badoc. Aktualisht nuk kemi reduktime të planifikuara të furnizimit me ujë, por nëse vazhdon kjo thatësi dhe nëse ka keqpërdorime, ne mënyrë që të bëjmë shpërndarje të barabarte të ujit mund të vijmë në situate që, nuk i përjashtojmë edhe reduktimet e planifikuara te furnizimit”, thotë Mjeku -Azizi.

Gjilani pritët të shpallë gjendje emergjente

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”, Sh.A. me seli në Gjilan, si autoritet përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të ujit në Rajoni e Gjilanit, i ka punët më së keqi dhe ndodhët në një zonë gati alarmante.

“Referuar ne gjendjen aktuale te burimeve të ujit ne Gjilan sidomos në burimin kryesor në akumulacionin e Perlepnices i cili më datë 19.07.2022, është në kuotën 20.85 m apo 9.3m nen kuotën maksimale situata për sa i përket kapaciteteve të ujit nuk është e mirë. Reshjet e fundit te shiut qe kanë rënë në regjionin tone pak e kanë zvogëluar trendin e uljes se nivelit te ujit ne akumulacion por nuk kanë ndiku dukshëm në përmirësimin e situatës në këtë burim i cili është kryesori dhe furnizon mbi 65% te qytetit te Gjilanit me uje te pijes”, thotë për Periskopin Mumin Morina, nga departamenti teknik i KRU “Hidromorava” Sh.A Gjilan.

Krahas këtij burim, Perlepnices, Gjilani furnizohet edhe nga tri burime te tjera, Guri i Hoxhes, Burimi Baja dhe FPU ne Velekince.

Morina thotë se, edhe këto burime ndikohen nga situata e thatësirës dhe se ne te ardhmen mund te kemi zvogëlim të kapaciteteve te ujit edhe në këto burime.

“Ne mendojmë se kjo situate mund te menaxhohet me mire duke i bashkërenduar aktivitetet edhe me komunën e Gjilanit dhe pritet qe ne ditet ne vijim te shpallet edhe Gjendja Emergjente për ujë për Gjilanin, me qka do te kufizohej edhe përdorimi i ujit te pijes si dhe ndalesat dhe denimet eventuale per keqpërdoruesit e ujit te pijes.  Mbas shpalljes se Gjendjes Emergjente nga Komuna edhe kompania Hidromorava duke u bazuar ne Planin për menaxhimin e thatësirës do te detyrohet te zvogëlojë sasin e ujit te prodhuar sidomos ne piken e furnizimit te Penda- akumulacioni ne Perlepnice ngase vetëm në këtë pike mund të ruhet uji i akumuluar derisa në pikat te tjera ku burimet nuk kanë mundësi ta akumulimi do te punohet me kapacitet maksimal të prodhimit”, tha tutje Morina.

Sipas tij, do të jetë mjaftë e vështirë përballja më këtë situate sidomos kur priten  që të zvogëlohen kapacitetet e ujit e në të njëjtën kohë e kërkesat për ujë te pijes te rriten edhe me shumë për shkak te ardhjes se mërgimtarëve por edhe për shkak te rritjes se temperaturave.

“Duke u bazuar ne faktin se aktualisht për çdo ditë kemi renje në nivelit te ujit në akumulacionin e Perlepnices , dhe me një parashikim të pafavorshëm kjo renie e nivelit në mungesë te reshjeve mund te rritet ne 15 cm ne ditë,  atëherë deri në fillim të muajit Tetor te këtij viti  mund te jemi në kuotën 8.5 qe është kuota minimale që më shume gjasë duhet të ndërpritet uji nga akumulacioni i Perlepnices ngase teknikisht është e pa mundur marrja e ujit nen këtë nivel. Duhet te ditur se në rastet te tilla kur ne përballemi me ekstreme të thatësirës edhe burimet të tjera to të jene te ndikuara dhe menaxhimi i një situate të tille mund te jetë e paparashikueshme”, thotë tutje Morina.

Ujmani i qëndrueshëm, por behët apel për kursim

Kompania Rajonale Ujesjellesi “Mitrovica” Sh.A. është përgjegjëse për furnizim me ujë te pijes për tere Regjionin e Mitrovicës (Mitrovice, Vushtrri dhe Skenderaj)

Nga kjo kompani kanë thënë për periskopin se, ujin e pa trajtuar e blejnë nga Kompania “Iber Lepenci” e cila menaxhon më liqenin artificial te Ujmanit (Gazivodes), rezervat e te cilin janë afërsisht 400milion m3.

“Pra në këtë drejtim mund te themi se jemi mjaft mire dhe duhet te mbizotërojw thatësi e gjate ne mënyrw qe ne te kemi problem me ujë tw pa trajtuar. Pra, renia e nivelit përcjellët nga Iber Lepenci por qe besoj nuk paraqet problem. Kapacitet projektuese te dy Impianteve per Trajtimin e Ujit te Pijes; një e Shipol (Mitrovice) dhe nje ne Balinc (Vushtrri) janë ne total 1.000 l/sec (700 + 300). Sa për informimin tuaj ne gjatw këtyre ditëve kur ka konsum dhe keqpërdorim enorm te ujit te pijes kemi prodhuar deri ne 1.167 l/s. Pra kemi tejkaluar edhe limitin projektues”, kanë thënë për Periskopin Zyra për Informim – KRU “Mitrovica”.

Tutje ky institucion bënë të ditur se tashmë kanë lëshuar një thirrje Ujësjellësi dhe Kryetaret e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt ne lidhje me kursimin dhe përdorimin racional te ujit te pijes ne mënyrë qw këtë kohë vape të tejkalohet duke pasur secili nga ujë te pijes.

Jo të gjithë ujësjellësit janë transparent

Janë edhe disa kompani tjera në Kosovë të cilat bëjnë furnizimin më ujë, por të njëjtat janë treguar jo transparente në ofrimin e të dhënave për Periskopin, lidhur më furnizimin më ujë.

Ujësjellësi Rajonal “Hidroregjioni Jugor” SH.A, shërbimet e veta i ofron në pjesën jugore të Kosovës duke përfshirë këto komuna: Komuna e Prizrenit – Qyteti i Prizrenit dhe 31 Fshatra; Komuna e Suharekës – Qyteti i Suharekës dhe 22 Fshatra; Komuna e Dragashit – Qyteti i Dragashit dhe 3 Fshatra’ Komuna e Malishevës – Qyteti i Malishevës dhe 19 Fshatra; Komuna e Mamushës. Furnizimi me ujë bëhet prej burimeve vetanake. Kapaciteti prodhues përfshinë kapacitetet përmes puseve i cili është alternativ si dhe burimet te cilat nuk janë te shfrytezuara aktualisht me kapacitet te plotë. Furnizimi bëhet 45% pompa, 55% me gravitet.

Ky ujësjellës gati çdo verë aplikon reduktime të ujitë, dhe ditëve të fundit ka bërë apel për kursime.

KRU “Gjakova” SH.A menaxhon me liqenin e Radoniqit.

Zona e shërbimeve të HS “Radoniqi” është rreth 220 km2. Kjo zonë përfshin dy qytete (Gjakovën dhe Rahovecin) si dhe 72 fshatra të zonave rurale të Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, me gjithsejtë rreth 230.000 banorë. Liqeni “Radoniqi” është i vendosur në një hapësirë sipërfaqësore 580 ha, në lartësi mbidetare prej 400-456,4m dhe zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja. Emrin e morri nga fshatit i cili u përmbyt për krijimin e tij. Furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës.

Gjatë ditës së djeshme, kompania ka lëshuar një apel për mos keqpërdorim të ujit.

Ndërsa, KRU “Radoniqi-Dukagjini” SH.A me seli në Gjakovë është ndërmarrje publike e cila furnizon sektorin e bujqësisë me ujë për ujitje.

Sistemi i Radoniqit ofron ujë për ujitje sipas kërkesave të bimëve 24/7 për rreth gjatë muajve Prill-Shtator, gjithashtu mbulon një sipërfaqe rreth 9350ha dhe shtrihet në teritorin e komunave Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, i cili furnizohet me ujë nga Liqeni i Radoniqit me kapacitet prej 113 milion m3 ujë dhe shpërndahet përmes kanalit kryesor të hapur nga betoni rreth 9km gjatësi dhe rrjetës primare.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” SH.A. Kjo ndërmarrje ofron shërbimet për Komunat: Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Juni.

Ndërmarrja ka dy objekte prodhuese kryesore, Uji i Zi me dy sisteme të pompimit dhe gravitet dhe Drini i Bardhë me gravitet.

Të ngjashme